Gjyshja i bëri dhuratë makinë Anës, pa e ditur që do ja dorëzonte mbesën policisë

Aktorja dhe kërcimtarja e njohur, Anna Likaj e ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ka treguar sa e rregullt është me qarkullimin. Ndër të tjera, Anna tregoi edhe një histori qesharake për fillimet e saj, kur sapo kishte marrë makinën e parë.
“Jam shumë e rregullt, jam aq e rregullt sa pa zbritur nga shtëpia kam vënë rripin e sigurimit. Kur isha 18 vjece gjyshja ime më bleu dhuratë makinën. Por kishim harruar që unë të bëja patentën, po e dija makinën se ma kishte mësuar babi. Nga tundimi që e kisha poshtë pallatit, nuk mund ta lija aty. Mora makinën dhe dola nja 1 vit rresht pa patentë. Ndërkohë doli ligji se kush ishte pa patentë, do hynte në burg. Unë prap, duke qenë se isha shumë e rregullt, e dija që nuk do më kapte asnjë polic. Një ditë të bukur, më ndalon një polic me motorr dhe tha kontroll rutinë.

Më kërkoi patentën, leje qarkullimi e unë i dhashë vetëm lejen. Më tha ku e ke patentën, e ke në shtëpi, thuaji dikujt të ta sjellë. Jo jo, nuk e kam i thashë. Po ku e ke lënë? – më tha. I thashë atje ku dalin patentat. Okej, më tha je për rajon. I thashë se di ti kush jam unë se më dilte gjithnjë babi pranë, por as në televizion nuk kisha filluar të dilja. Si përfundim e gjeta veten në drejtorinë e policisë. Lajmërova prindërit, babi tha sa lekë duhen se po sjell shoferin. Jo nuk më duhen lekë po t’më nxjerrësh dhe ndejta 8 orë në burg. Mora dhe dënimin 60 orë gjelbërim qyteti.”

Pavarësisht të gjithave, Anna tregoi se për të ishte një eksperiencë e këndshme, madje shpesh tregon në shoqëri se është ‘gangstere’ se ka qenë në rajon.

Share With:
Translate »
913 Views