Gjysmë angleze, por vajza e Anjeza Shahinit rritet me këngët e Vaçe Zelës

Anjeza Shahini është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo është shkëputur prej kohësh nga muzika, pasi është zhvendosur në Angli dhe ka vendosur t’i përkushtohet familjes. Ajo është e martuar ka një vajzë, Torin. Anjeza kujdeset që vogëlushja të rritet me muzikën e bukur shqiptare, edhe pse ajo është lindur në Angli dhe babain e ka anglez. “O moj e bukura Arbëri” është një nga perlat e muzikës dhe Anjeza ja këndon Torit teksa e vë në gjumë. Edhe pse larg vendit të saj, duket se këngëtarja e njohur është mjaft krenare për Shqipërinë dhe nuk harron që të njëjtën dashuri t’i ushqejë edhe vajzës së saj.

Share With:
Translate »
630 Views