Gold Ag bëhet baba për herë të dytë dhe emri s’mund të ishte më i veçantë se kaq

Reperi i famshëm, Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në “Facebook”, duke zbuluar se të birin e ka pagëzuar me emrin Front.

Postimi i plotë i Gold AG:

ELHAMDULILAH

Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë.Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë.

E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin.

O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua.Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit.

26 Shtator 2022”. 

Kujtojmë që reperi ka edhe një djalë, të cilin e quajnë Gueril./abcnews.al

Share With:
Translate »
170 Views