Greis Petroviç shpjegon emrin e djalit: Bashkë me motrat kishim vendosur që…
Prej një viti, familja e bukur e sipërmarrëses dhe modeles Greis Petroviç, është plotësuar edhe me një djalë. Në studion e emisionit të pasdites në Tv Klan, “Rudina”, Greis erdhi së bashku me anëtarin e ri të familjes për të folur tashmë mbi eksperiencën si mama e një djali.
Emri i përzgjedhur për të voglin e saj, Andrea, nuk është i padëgjuar, por ka prapa një histori mjaft të veçantë familjare.
Rudina Magjistari: Pse i keni vënë pikërisht emrin Andrea? Kush e vendosi, kush ia zgjodhi?
Greis Petroviç: Babai im është djalë i vetëm dhe ne tre motrat, pa ia thënë babait kishim vendosur që në momentin e parë që njëra nga ne do të lindte djalë, do të merrte automatikisht emrin e gjyshit tim, pra babait të babit, Andrea. Por nga Andrea Petroviç jemi Andrea Pajenga, kështu që shkon në sinkron edhe me mbiemrin.