Gresa tregon për gjendjen shëndetësore të babait të saj pasi u godit nga vetura

Një veturë e ka goditur bashkëshortin e këngëtares, Shkurta Fejzës, Hajrush Behlulin. Për gjendjen e tij është deklaruar vajza e tyre, Gresa Behluli

Gresa ka bërë me dije se gjendja e tij është e mirë.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo shkurt për Telegrafin.

Ndërkohë, në media janë publikuar pamje ku ai shihet i gjakosur derisa pranë tij ndodhet këngëtarja.

Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga Emergjenca në QKUK si dhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë deklaruar deri tani.

Theksojmë se familja Behluli ka qenë në fokus të mediave ditëve të fundit, krejt kjo pas një deklarate të lëshuar nga hoxha, Shefqet Krasniqi.

“Shkurta tekstet i ka të mira, por më dhimbet shumë se nuk është shumë fetare”, thoshte Krasniqi.

Share With:
Translate »
29 Views