Greta Thunberg nuk harron t’i përcjellë Trump-it një mesazh me fjalët e tij të largimit

Aktivistja për ndryshimin e Klimës, Greta Thunberg është në mesin e atyre që mezi e ka pritur largimin e Donald Trump nga zyra. Në një postim në Twitter ajo ka përdorur fjalët e vetë Trump teksa u largua sot nga Shtëpia e Bardhë. 17 vjeçarja postoi foto të ish presidentit në ikje dhe ndërkohë shkruante:

 ‘Ai duket si një i moshuar shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme’!

Greta Thunberg nuk harron ti përcjellë Trump-it një mesazh me

‘Hakmarrja’ e Thunberg vjen pas komenteve që Trump bëri gjatë samitit të Davos në janar të vitit të kaluar. Në atë kohë ai shkroi në Twitter:

 ‘Ajo duket si një vajzë e re shumë e lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme’!

Kjo nuk është hera e parë që Thunberg përdor fjalët e vetë Trump kundër tij. Në vitin 2019, ish presidenti reagoi kundër zgjedhjes së Thunberg si personazh viti, Ai e quajti qesharake. Në Twitter ai shkruante:

‘Greta duhet të punojë për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë me një shoqe! Chill Greta, Chill! ’

Thunberg i kujtoi Trump atë që kishte thënë pasi ai humbi zgjedhjet në SHBA në vitin 2020.

‘Kaq qesharake. Donald duhet të punojë për problemin e tij të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë me një mik! Chill  Donald, Cill’!

Share With:
Translate »
297 Views