Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja

Këngëtarja e njohur Grimes, ka folur si rrallëherë për sfidën e saj të vështirë për kujdestarinë e fëmijëve që ka me ish-partnerin e saj, Elon Musk.

Beteja për kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre, X Æ A-Xii, Exa Dark Sideræl dhe Techno Mechanicus, ka vazhduar për më shumë se një vit.

Herë pas here ajo ka marrë mesazhe të ndryshme nga ndjekësit pse nuk ka publikuar kohëve të fundit. Për këtë Grimes e ka një përgjigje. Ajo është rrëfyer se e gjithë kjo periudhë ka qenë tepër e lodhshme për të për shkak të luftës për kujdestari.

“Kam kaluar çdo minutë duke fjetur dhe qarë kur nuk po luftoja për fëmijët e mi gjatë këtij viti”, shkroi ajo.

“Kalova një vit duke luftuar për kujdestari në një shtet me ligje të tmerrshme për të drejtat e nënës. Postimet e mia në Instagram dhe puna si modele u përdorën kundër meje si provë se nuk jam një nënë e mirë. Po ashtu, luftova për t’u ndarë nga dashuria e jetës sime, ndërsa ai po bëhet një njeri tërësisht i panjohur për mua – dhe gjithçka me burime shumë më të pakta se ai. Ndërkohë, kaluan pesë muaj të plotë pa parë njërin prej fëmijëve të mi”, shtoi Grimes.

Share With:
Translate »
32 Views