“Gruaja realizon 10 dëshirat e djalit të saj në koma me shpresën për ta zgjuar”

“The Book of Wonders” është një film që do lançohet nga 21 Shtatori, i bazuar në romanin bestseller të vlerësuar me disa çmime, të Julien Chantrell.

Është një histori krejtësisht unike! Bëhet fjalë për një vogëlush 12-vjeçar i cili bie në koma për shkak të një aksidenti, i cili i preu në mes ëndrrat. Por prej këtyre të fundit, nuk heq dorë e ëma e tij. Duke shpresuar që djali i saj ta ndjejë sa e bukur është jeta, ajo vendos t’i kthejë në realitet 10 dëshira të tij, të shkruara në ditarin ‘para se botës t’i vijë fundi’.

Realizimi i këtyre dëshirave ishte një shpresë se një ditë ai do dilte nga koma. E ëma e djalit udhëton në të gjitha vendet që adoleshenti i kishte listuar në ditar, nga Japonia në Portugali si dhe duke praktikuar çdo sport që atij i pëlqente.

Pasi i kreu të gjitha këto, ajo shkon te djali i saj i intubuar dhe nis rrëfimin e çdo përvoje, mes tyre dhe noti pranë balenave. Përmes udhëtimeve që djali i saj gjithnjë kishte ëndërruar, gruaja zbulon vetveten.

Një histori tronditëse njerëzore që na siguron se në fund të fundit se secili prej nesh është i dhimbshëm. Me interpretimin e jashtëzakonshëm të Alexandra Lamy në rolin e nënës, skenat janë aq sa dramatike dhe me elementë komikë. Na japin një panoramë të njeriut të fortë e të dobët njëkohësisht. Regjisorja është mëse e sigurt se ky film do shkojë në zemrën e çdo shikuesi.

Liza Azuelos në fakt po mendonte të largohej përgjithmonë nga bota e kinemasë para se ky skenar t’i binte në dorë. Rolin e protagonistes ja ka besuar shoqes së saj të ngushtë, Alexandrës.

“Fillimisht donim që filmi të ishte më shumë një komedi, por vetë historia dhe xhirimet në spital i dhanë filmit një ton tjetër. Në të njëjtën kohë humba të dy prindërit e mi. Në film, një nënë përpiqet të rikthejë fëmijën e saj në jetë, bashke me vetveten”, shprehet ajo.

Share With:
Translate »
44 Views