Gruaja shtatzënë bën tatuazh, humb fëmijën dhe mbetet e paralizuar

Një tatuazh i bërë gjatë shtatzënisë, pati pasoja shkatërruese për një vajzë 16-vjeçare, e cila jo vetëm që mbeti e paralizuar, por humbi edhe fëmijën që priste të vinte në jetë.
Është kjo historia e trishtë e Luisa Fernanda Buitrago, një 16-vjeçare kolumbiane, e cila kishte vendosur të bënte një tatuazh poshtë gjoksit të djathtë, gjatë kohës që ishte shtatzënë.
Nisi pikërisht kështu makthi i saj, ku për shkak të një bakteri i cili u fut në gjak, u prek shtylla kurrizore dhe e reja nuk mund të ecë më.
Ndër të tjera ajo ju nënshtrua një operacioni me urgjencë për të drenuar lëngun e infektuar dhe për të hequr apandesitin.
Gjithë këto siklete, bën që adoleshentja të humbte fëmijën që mbante në bark, teksa ndodhej në mes të shtatzënisë, shkruan noa.al.
“Mjekimet ishin të shumta, në atë moment fetusi nuk e përballoi”, tregon e reja.
Pas një periudhe të vështirë, Lucia po mundohet të dalë nga depresioni dhe po ndan historinë e saj, në mënyrë që të shërbejë si shembull për të tjerët.

Share With:
Translate »
858 Views