SMS-ja e çuar gabim në adresë të dados “që i bëri gropën” nënës së re

Një grua e pasur është paditur nga dado e fëmijës së saj për shkak të një mesazhi racist të dërguar gabimisht. Lynsey Plasco-Flaxman, nënë e dy fëmijëve, thuhet se i dërgoi bashkëshortit të saj një SMS ku shkruante “jooo një tjetër person të zi”, pasi mësoi se dado e re ishte një grua afro-amerikane.
Por, këtë mesazh ajo e dërgoi gabimisht në numrin e dados së re, Giselle Maurice 44 vjeç, e cila sapo kishte filluar të punonte për këtë familje. Pasi gruaja kuptoi gabimin që kishte bërë, ajo shkarkoi nga puna dadon e re dhe e pagoi për një ditë pune. Kjo ngjarje ka ndodhur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dado e fëmijës tani kërkon kompensim për pagat që kishin rënë dakord se do të paguhej. Sipas marrëveshjes, 44-vjeçarja do të paguhej 350 Dollarë në ditë për 6 muaj kujdesi ndaj fëmijës. Nga ana tjetër, çifti thotë se nuk janë racistë, por nuk i besonin më 44-vjeçares që të kujdesej për foshnjen e tyre të porsalindur. Sa i përket dëmshpërblimit të kërkuara nga ana e dados, çifti shprehet se nuk kishin bërë asnjë kontratë, kështu që nuk i detyrohen asgjë.

sei_32720238-77ddsei_32720214-4ed2

Share With:
Translate »
970 Views