Gruaje e Kobe Bryant nuk fal askënd kur vjen puna tek paratë. Pas nënës, disa të tjerë sapo u zhgënjyen
“Kujtdo që ka nevojë do t`i dërgohet vaj kanabidioli, CBD Oil, i preferuari i Kobe Bryant si lehtësues dhimbjesh”, ky ishte lajmi që i prishi gjakun gruas së Kobe Bryant, Vanessa-s gatë kësaj fundjave.

Në shkrim thuhej se Kobe kishte ndryshuar testamentin e tij muajin e fundit, para se të vdiste dhe në të kishte nga pak dhurata për të gjithë, referuar këtij medikamenti.
Vanessa që nuk fal kur vjen puna tek trashëgimia e bashkëshortit dhe paratë e postoi lajmin duke sqaruar se është fake neës dhe se revista People të cilës lajmi i referohej, nuk kishte asnjë lidhje me të.
Pas nënës së saj, Vanessa theu sërish disa zemra.
Nuk ka kaluar shumë që nga koha kur debati me nënën e saj u bë publik. Ajo pretendonte se Kobe i kishte premtuar t`i jepte një pension të përjetshëm, të cilin Vanessa ia ndërpreu pas vdekjes së tij.
Debati mes të dyjave u bë publik dhe ligjor.

Kobe u nda nga jeta janarin e një viti më parë bashkë me vajzën, si pasojë e një aksidenti ajror. Vanessa është duke rritur dhe mbrojtur interesat e saj dhe tre vajzave të tjera.