Gwyneth Paltrow thotë se të kesh fëmijë të vegjël ‘shkatërron marrëdhënien’ për prindërit
Gwyneth Paltrow dhe Katy Perry u mblodhën së bashku për të biseduar në The Goop Podcast.
Për çfarë po flisnin? Për fëmijët, kryesisht! Perry po rrit vogëlushen e saj, Daisy, me partnerin, Orlando Bloom. Bloom ka gjithashtu një djalë, Flynn, me Miranda Kerr.
Paltrow ka Apple, 18 vjeç dhe Moses, 16, me ish-bashkëshortin, Chris Martin, plus dy fëmijë adoleshentë nga martesa e mëparshme e burrit të saj Brad Falchuk. Divorci i Martin dhe Paltrow u finalizua në vitin 2016.
“Është e vështirë për një marrëdhënie,” tha Paltrow. “Për shembull, unë kam parë prindër me fëmijë të vegjël dhe thjesht e prish marrëdhënien…. Është vërtet e vështirë!”
Perry, nxitoi të thoshte se nuk është e pamundur të kesh një marrëdhënie të shëndetshme dhe një fëmijë.
“Unë mendoj se nëse të dy njerëzit në marrëdhënie janë të gatshëm të bëjnë punën e tyre, atëherë do të jetë shumë më e lehtë,” tha Perry. “Nëse një person mendon se nuk ka punë për të bërë, atëherë do të jetë vërtet sfiduese.”
Paltrow, nga ana tjetër, shtoi se “nuk është ndjerë kurrë më e vetmuar në jetën e saj pasi lindi vajzën”.
Po ekspertët, çfarë mendimi kanë në lidhje me deklaratën?
Të bëhesh prind shpesh i rëndon marrëdhëniet, pavarësisht se si ishin ato më parë. Një pjesë e problemit është se prindërit janë të lodhur dhe kanë shumë më pak kohë për të kaluar me partnerin. Sigurisht që është një sfidë edhe si individ, edhe si një çift – megjithatë ndryshimet nuk kanë pse të jenë të këqija dhe deklarata si “fëmijët shkatërrojnë marrëdhënien” janë sigurisht të ekzagjeruara.