Haaland zbulon në më të bukur se do të bëhet baba për herë të parë

Erling Haaland u bë golashënuesi i të gjitha kohërave për Norvegjinë me një dygolësh të shkëlqyer kundër Sllovenisë. Momentin historiik, futbollisti e festoi duke dhënë lajmin e ëmbël se do bëhet baba.

Haaland u fotografua me topin e ndeshjes nën fanellën e tij me gishtin e madh në gojë duke sinjalizuar se ai ishte në pritje të një fëmije.

Por më konkretisht sulmuesi i Manchester City e konfirmoi në Instagram se ai dhe e dashura e tij, Isabel Haugseng Johansen, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Isabel Haugseng Johansen, e cila është parë gjithnjë e më shumë duke mbështetur Haaland gjatë kohës së tij në Manchester City, e takoi atë në akademinë e të rinjve në Bryne, ku të dy zhvilluan aftësitë e tyre.

Çifti filloi të takohej gjatë mandatit të Haaland në Borussia Dortmund dhe që atëherë kanë ndërtuar një jetë së bashku në Mançester, ku ata banojnë.

Erling Haaland Celebrates Norway Record with Cryptic Baby Announcement -  Tuko.co.ke

 

 

Share With:
Translate »
36 Views