Habit Mario: Çfarë më tha babai kur ja leva të pasmet Kim-it me vaj
Mario Dedivanoviç momentalisht është një prej artistëve të makeup-it më të lakmuar e më të vlerësuar në botë, veçanërisht pasi bëri të famshme teknikën e konturimit të fytyrës, çka ndryshoi njëherë e mirë rregullat e grimit.
Ashtu siç përmendi moderatori Ermal Mamaqi gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, ai është vlerësuar me çmime të shumta të karrierës në evente të ndryshme, por i pyetur se çfarë e kishte bërë më shumë krenar babanë e tij, Mario ktheu një përgjigje që ‘shkriu’ së qeshuri publikun.
“Nga të gjitha këto çmime që kam marrë nëpër botë, babai im është më krenar për mua për momentin kur i kam lyer të pasmet Kim-it me vaj! I ka rritur përmasat fotos, e ka vënë në kornizë dhe e ka vënë në mur në shtëpi!”-u shpreh Dedivanoviç.