Kur motra e vogël imiton të madhen, një copëz nga vajzat e Teuta Krasniqit

Teuta Krasniqi është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaias. Tara është vejza e saj e madhe dhe me disa vite diferencë me të voglën. Kaia është ende e vogël por dëshirat dhe ambiciet duket se i ka të mëdhaja. Ashtu si për çdo fëmijë tjetër të vogël, vëllai apo motra e madhe shpesh bëhen shembull apo referencë për sjelljen e tyre e veçanërisht për veshjet. Me sa duket të njëjtin “problem” ka edhe aktorja me Kaian. Ajo dëshiron të vishet si motra e saj e madhe dhe Teuta patjetër që ia ka plotësuar dëshirën. Ajo e ka ndarë me ne foton e dy motrave të veshura njësoj duke shkruar: “Kur motra e vogel don mu vesh si motra e madhe ❤️❤️❤️ Tara & Kaia”. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1118 Views