Habit Mila Kunis: “Ja pse vajza saj 3-vjeçe pi verë çdo të premte”
Mila Kunis ka zbuluar arsyen se pse ajo i jep vajzës së saj 3-vjeçe të pijë verë çdo të premte. Aktorja e njohur është shprehur se Wyatt Isabelle pi pak verë pasi familja e saj ndjek traditën hebraike të Shabbat.
Ylli i “Bad Moms” ka shtuar gjithashtu se vajza e vogël e pëlqen shumë këtë ritual, të cilin e bën zakonisht në shtëpi, së bashku me bashku me bashkëshortin e saj, Ashton Kutcher, me të cilin ka dhe një djalë 11-muajsh.
“Në zbatojmë traditën e “Shabbat” në shtëpinë tonë. Në këtë ditë në pimë pak verë. Vajza ime ka nisur të pijë pak verë që kur ka lindur”, ka thënë aktorja 34-vjeçare në një intervistë për “The Sun”.
“Të premteve në mëngjes ajo zgjohet dhe unë them se është e premte dhe ajo menjëherë thotë se do të pijë verë”, shton Kunis.