Habit Xhoana: Sipas llogarive Ueda ka ngelur shtatzënë në “Love Island”

Xhoana ishte një ndër personat e parë që uroi përzemërsisht çiftin fitues të “Love Island Albania”, Ueda-Arlind të cilët shumë shpejt do të bëhen prindër. Por së fundmi ish-konkurrentja ka ngritur disa pikëpyetje për ta.  Në një live për After Party, ku iu përgjigj ekskluzivisht pyetjeve të ndjekësve tanë, ajo tha se çifti është treguar pak i nxituar pasi sipas llogarive të saj, Ueda ka ngelur shtatzënë në kohën kur ka qenë në program.

“E kam thënë edhe më herët se nuk dua të flas më për ta, bebi të jetë me jetë të gjatë, ta shijojnë ata shtatzëninë, por mendimi im real ama, pa dorashka , se po bëj një llogari me mendjen time tani dhe përderisa duket gjinia tani, i bie fëmija të jetë të paktën 4 muajsh dhe ne kemi po 4 muaj që kemi dalë nga programi. Pra Ueda ka ngelur shtatzënë që në program dhe kjo më duket e pamenduar, shumë herët për të bërë një fëmijë, se fëmija nuk është shaka dhe unë e di mirë këtë gjë. Po ndonjëherë fati është i shkruar dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj fat !”, tha Xhoana.

Habit Xhoana: Sipas llogarive Ueda ka ngelur shtatzënë në “Love Island”

E pyetur po për Arlindin, me të cilin ajo pati një flirt në format, nëse do e vazhdonte lidhjen jashtë, Xhoana nuk u mendua dy herë: “Nuk do e vazhdoja lidhjen me Arlindin jashtë, pasi edhe brenda marrëdhënia jonë kishte ulje-ngritje dhe jashtë ne të dy kishim zero të ardhme. Tani ata do të bëhen prindër dhe unë nuk dua ta diskutoj më këtë gjë, ata kanë jetën e tyre dhe presin një fëmijë”.

Share With:
Translate »
26 Views