Habiten mjekët në Britani, lind foshnja që duket si 5 muajsh

Një foshnje e ardhur në jetë ditën e premte ka habitur mjekët  Britanik. Colin Austin Keisler quhet fëmija i ardhur në ditë 6 ditë më parë por duket sikur është 5 muajsh. Ai ka lindur plotë 6.5 kg dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë, të paktën mjekët. Mamaja e foshnjës, 37 -vjeçarja Cindy u shpreh se ajo dhe bashkëshorti ishin të bindur që do sillnin në jetë një fëmijë “gjigand” për shkak se barku i saj ishte më i madh se zakonisht. Babai 38- vjeçar i vogëlushit, shprehet se është i bindur se më vonë ai do të jetë edhe fëmija më i gjatë në klasë dhe sigurisht do të jetë mbi bashkëmoshatarët e tij.  Çifti tha se kur e sollën në shtëpi, asnjë prej rrobave që kishin blerë paraprakisht nuk i bënte vogëlushit.

Share With:
Translate »
745 Views