E pabesueshme! Djali autik që u mbyt në Shkodër vizatoi vdekjen e tij

I ati i një djali 11-vjecar nga Mali i Zi, beson se djali i tij parashikoi se si do të vdiste, pasi vizatoi skenën ku u gjet i pajetë. Ognjen Rakocevic u gjet i vdekur në brigjet e Liqenit të Shkodrës, pasi besohet se u arratis nga shtëpia dhe ra në lumin Moraca.

I ati i 11-vjegarit, Branko Rakocevic, beson se shumë vite para se të vdiste, djali pikturoi skenën ku trupi i tij u gjet i pajetë.


“Në vizatim duket vendi thuajse i njëjtë ku ai u gjet”, thotë Branko Rakocevic, teksa shton se “Në vizatim dallohet ishulli Vranina, në majë të të cilit djali vizatoi një kryq e mbi të një aureolë. Në pikturë duket edhe gjelbërimi i vendit”.
Psikologët janë treguar të rezervuar ndaj pretendimeve të babait të 11-vjecarit se ai parashikoi vdekjen.

Share With:
Translate »
1202 Views