Hailey Bieber tregon vështirësitë që po has gjatë shtatzënisë!

Hailey Bieber e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj për gjashtë muaj përpara se ta zbulonte publikisht. Por ky vendim erdhi me sfida emocionale.

“Ndoshta mund ta fshihja deri në fund.”, tha modelja për W Magazine. 27-vjeçarja vazhdoi: “Kam kaluar stres që nuk e shijoja dot shtatzëninë në publik. Ndihesha sikur po fshihja këtë sekret të madh dhe nuk më dukej mirë. Doja lirinë për të dalë dhe për të jetuar jetën time.”

Hailey Bieber: Kalova stres sepse mbajta të fshehtë

Bieber i shpjegoi W se ajo ishte në gjendje ta “mbante të fshehtë shtatzëninë e saj për kaq gjatë sepse barku nuk iu duk për shumë kohë.

Ajo shtoi: “Nuk kisha bark deri kur vajta gjashtë muajshe, kur e lajmërova. Unë vishja në xhaketa të mëdha dhe veshje të tilla”.

Hailey Bieber: Kalova stres sepse mbajta të fshehtë

Hailey dhe këngëtari Justin Bieber e zbuluan lajmin e lumtur në maj përmes Instagramit. Në atë kohë, një përfaqësues i Bieber konfirmoi për PEOPLE se ajo ishte pak më shumë se gjashtë muajshe shtatzënë. Çifti u martua në shtator 2018 në një gjykatë në Nju-Jork, vetëm dy muaj pas fejesës së tyre.

Share With:
Translate »
78 Views