Halla ime është më “cool” se e jotja
Thonë se tezet dhe hallat bëhen një mama e dytë dhe kjo është mëse e vërtetë për ata që kanë patur fatin të kenë një të tillë. Këtë e vërteton edhe Arbana, e cila mbrëmjen e sotme së bashku me mbesën e saj Kenza kanë bërë një spa në shtëpi, duke u argëtuar në shoqërinë e njëra-tjetrës, me llafe muhabet, si dy vajza të rritura. Dhe kjo nuk është hera e parë që Kenza shfaqet në story-t e moderatores, pasi vogëlushen e shohim gjithnjë e më shpesh me hallë Arbanën, të cilës i ka marrë çdo tipar.
Edhe Aurela Hoxha ka një mbesë që i ngjan shumë, Aminën. Madje modelja e quan Aminën “Mini me” dhe me të drejtë sepse vërtet vogëlushja i ngjan shumë. Familja e vëllait të Aurelës jeton në Amerikë e ndonëse nuk takohen dot shpesh, sa herë Aurela udhëton atje kalon një kohë të vyer me mbesën e saj.
Sozi e hallës është edhe Tuana, mbesa e Agnesa Vuthajt. Sy të mëdhenj kafë, buzë të plota, flokë gështenjë. Tuana duket sikur të jetë vajza e Agnesës dhe madje po merr të njëjtin drejtim si halla: modelingun.
Ndërsa Ersi Ngjela ka një histori tejet interesante me mbesën e saj, Vivienin. Ajo i zgjoi hallës dëshirën për t’u bërë nënë dhe e përgatiti për mëmësinë.
Në 8 Mars, Ersi i bëri një dedikim Vivienit shumë frymëzues për të gjitha vajzat dhe një mësim që çdo nënë, hallë apo teze duhet t’ja japë vajzave e mbesave.