Halle mamash, shihni çfarë “heq” Majlinda Bregu me Kejdën

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, siç dihet disa muaj më parë u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Sarajevo të Bosjen për punën e saj të re. Ajo e ka vizituar shpesh vendin dhe nuk kanë munguar fotot dhe videot nga përditshmëria.

Majlinda gjithmonë e ka treguar marrëdhënien e ngushtë mes saj dhe të bijës Kejda, e cila është bërë mjaft e njohur për publikun dhe në media komentohet gjatë për pamjen e saj dhe lidhjen me Erik Fullanin.

Së fundmi, ish deputetja së bashku me familjen kanë nisur pushimet dhe nëpërmjet një postimi ka treguar se çfarë heq djali dhe ajo për t’i bërë një foto Kejdës. Në postimin e publikuar në profilin e saj në Instagram, Kejda shihet teksa pozon ndërkohë që vëllai dhe e ëma e fotografojnë.

“Mosha digjitale. Pushime të mbara të gjithëve që janë betuar se s’do prekin celular me dorë.”, ka shkruar Majlinda pranë fotos.

Share With:
Translate »
502 Views