Hana shoqëron mami Loredanën në prova dhe kjo është video më e bukur që do të shihni sot

Teksa karriera e saj po njihte vetëm ngjitje, një prej hapave të mëdhenj të paraparë nga Loredana ishte një tur gjigant koncertesh në Europë.

Biletat u shitën dhe gjithçka ishte gati për një eksperiencë të paharrueshme përballë mijëra fansave.

Por, pandemia prishi të gjithë planet dhe në përputhje me realitetin e ri, këngëtarja nuk pati mundësi që të organizojë turin e paraparë.

E një “shije” nga koncertet e mëdha, ajo do ta ketë sot një javë, në Luzern të Zvicrës.

Loredana do të performojë në “Redbull Symphony”, një organizim tejet i veçantë ku bashkohen dy botë muzikore. Një orkestër simfonike do ‘taket’ me ritmet hip-hop dhe tekstet e yllit Loredana.

Përgatitjet janë në kulm dhe në to, Loredana nuk është vetëm.

Artistja ka publikuar një moment shumë të lezetshëm teksa mban në krah vajzën Hana në mes të provave.

Bukuroshja e vogël shihet me mbrojtëse ndaj zhurmës, në rehatinë e saj duke prekur për së afërmi profesionin e nënës së saj e cila do që ta “mishërojë” me skenën qysh herët.

 

 

Share With:
Translate »
202 Views