Hande Erçel e shkatërruar, mbesa e saj 2 vjeçe diagnostikohet me kancer

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, e cila ka luajtur edhe në disa seriale të transmetuar në Shqipëri, është duke kaluar një periudhë tejet të vështirë.

Mbesa e saj, Aylin Mavi, vetëm 2 vjeç është disagnostikuar me kancer. Motra e aktores, Gamze Erçel ka bërë një deklaratë në Instagram duke treguar se vogëlushja ka nisur trajtimin dhe është mirë. Raportohet nga mediat turke se motra e Handes dhe bashkëshorti i saj nuk e lënë vetëm për asnjë moment të bijën.

“Për ata që janë shqetësuar, duam t’ju themi që jemi mirë dhe po mundohemi të qëndrojmë mirë. Kemi nisur një trajtim për vajzën tonë 2 javë më parë. E kaluam tronditjen dhe po bëjmë më të mirën për ta kaluar. Mavi është mirë”, shkroi Gamze.

Share With:
Translate »
34 Views