“Hani shëndetshëm dhe qeshni sa më shumë”, Ermali ndan momentet e vështira, i ati i tij operohet nga zemra

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ermal Mamaqi ka bërë të ditur se i ati ka kryer një operacion në zemër.

Me këtë rast, Ermali jep një mesazh të rëndësishëm se shëndeti është gjëja më e rëndësishme e në këto raste ia dimë vlerën më shumë se kurrë.

“Miq janë disa momente në jetë që ti kupton vërtetë se gjëja më e rëndësishme në jetë është shëndeti. Dhe kur të ndodh në familje e ndjen vërtetë hallin…

Mirënjohje për doktorin për ndërhyrjen e sukseshme që bënë për zemrën e babit. Hani shëndetshëm, bëni sport dhe qeshni sa më shumë”, shkruan Ermali.

 

Share With:
Translate »
82 Views