Hapat si të kapërceni ndrojtjen gjatë adoleshencës

Ndrojtja është një lloj sjelljeje, gjendje e dukshme dhe penguese për shumë persona, por gjithsesi ajo nuk është e pamposhtur! Ja se çfarë duhet të bëni për të qenë rehat me veten dhe shoqërinë që ju rrethon… 

Ndrojtja lidhet ngushtësisht me vetëvlerësimin. Për të kapërcyer ndrojtjen mund të reagohet në dy mënyra, me praktikën dhe përvojën, ose duke u mbështetur tek autostima apo te respekti për veten. Gjatë fazës së adoleshencës nevoja për të ndërtuar një identitet të fortë dhe të sigurt është mjaft e prekshme. Identiteti i krijuar në këtë periudhë do të jetë baza shoqërore për të shkuar përpara me besim në të ardhmen. Por ndrojtja do të “trokasë në portën tonë” sa herë që do të mungojë baza e identitetit shoqëror. Pra si mund të përballohet e gjithë kjo dhe mbi të gjitha si të kapërcehet ndrojtja?

Rruga me e gjatë konsiston në përmirësimin e vetëvlerësimit, ndërsa për të kapërcyer ndrojtjen e momentit, mund të zbatohen disa strategji të caktuara. Gjithçka mund ta jetoni si një sfidë. Ja atëherë disa këshilla praktike se si ta kapërceni ndrojtjen.

Çdo “ushtrim” është mjaft i rëndësishëm, por ju preferoni të vini në praktikë, në jetën e përditshme, të paktën njërin prej tyre. Në këtë mënyrë, ndërveprimet shoqërore do të bëhen pjesë e rutinës tuaj dhe ato nuk do të jenë më aspak arsye ndrojtjeje dhe akoma më keq, sikleti.

Hapat se si të kapërceni ndrojtjen:

1) Shoqja juaj më e ngushtë mund t’ju ndihmojë që të kapërceni ndrojtjen. Ndoshta mund ta “përdorni” atë si një shoqëruese. Shkoni në park dhe flisni me njëra-tjetrën. Eksploroni vende të reja dhe dilni nga vendi juaj i “sigurt”, pra qëndroni larg nga vendi ku takoni të njëjtët persona çdo ditë. Trajtimi për të kapërcyer ndrojtjen konsiston pikërisht në këtë gjë, te praktika!

2) Preferoni të bisedoni me ndonjë

Sapo të dilni nga vendi juaj “i sigurt” dhe të gjendeni në një tramvaj, tren, park etj., bëni një frymëmarrje të thellë dhe filloni të bisedoni me ndonjë aty pranë. Zgjidhni mundësisht një person të gjinisë tuaj për t’u ndier më rehat dhe më pas “diversifikohuni” nga aftësitë tuaja. Për të kapërcyer ndrojtjen është e nevojshme të keni një dozë të mirë autostime dhe kjo mund të fitohet edhe me përvojën, ndaj bisedoni sa më shumë me njerëzit. Nuk ka asgjë të keqe nëse në autobus pyesni shoferin se cilat janë vendet turistike të filan qyteti, ose nëse në park shihni një çiklist, mund ta pyesni nëse në atë park ka vende për të marrë me qira biçikleta.

3) Frekuentoni një kurs: nuk ka rëndësi se për çfarë…për not apo basketboll! Dilni dhe vizitoni një gjë çfarëdo. Këtë gjë e bëjnë miliona njerëz, përse ju nuk mund ta bëni?! Nuk ka asgjë të gabuar. Mos kini frikë se do të paragjykoheni, pastaj edhe nëse bashkëbiseduesi juaj do ta bënte këtë gjë, jeta juaj nuk do të ndryshonte gjithsesi!

4) Sekreti për të kapërcyer ndrojtjen është ai i të përqendruarit më pak te vetja dhe më shumë te të tjerët!  Kur shkoni në një festë dhe hyni në sallë, ndjesia juaj e parë është ajo se nuk ndiheni në lartësinë tuaj, madje ju duket sikur nuk i përkisni atij vendi. Ndaj mos mendoni më për veten, kalojeni ndrojtjen apo turpin duke vëzhguar të tjerët, po kështu “kontrolloni” veshjen e tyre, me siguri ndokush do të duket qesharak, kështu që përse vetëm te ju duhet të jetë patjetër diçka që nuk shkon?

5) Zhvilloni një sjellje miqësore

Gjuhu juaj e trupit, tregon shumë për personalitetin tuaj: kurrizi i kërrusur, shikimi i paqartë…më mirë t’i përmirësoni këto detaje, duke veshur diçka më të mbyllur që ndikon në drejtimin e shpinës tuaj. Mbajeni kokën lart dhe shikimin përqendrojeni. Qëndrimi i duhur do t’ju lejojë që t’i transmetoni besim bashkëbiseduesit tuaj. Mendoni se nuk ka asnjë që nuk shkon te ju, madje tregohuni dhe pak flirtues/e.

Share With:
Translate »
758 Views