Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania, ja sa zgjasin dhe si të aplikoni

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në platformën e-Albania janë hapur sot për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2024-2025.

Afatet e regjistrimit janë unifikuar për të gjitha nivelet e arsimit parauniveristar dhe zgjeruar si afat, nga data 8 korrik-31 gusht 2024, duke i dhënë prindërve mundësi të regjistrojnë fëmijët në kohën më të përshtatshme për ta.

Si behet regjistrimi në klasën e parë

Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga Njësia vendore, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Dokumenti i kujdestarisë ligjore (vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore).

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të parë”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”; – Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës; – Shkolla regjistron nxënësin kur është kryer procedura dhe është ngarkuar dokumentacioni i nevojshëm sipas kriteve të përcaktuara; – Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit; – Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

Si bëhet regjistrimi në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar

Nxënësit regjistrohen në gjimnaz publik sipas zonës së gjimnazit sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar. Zona e gjimnazit dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i IA-së. Pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit. Shkollat e arsimit të mesëm të orientuar pranojnë nxënës edhe nga Bashkitë e tjera, të cilat nuk kanë shkolla të arsimit të mesëm të orientuar. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës); – Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive)).

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar”; – Klikoni butonin “Përdor” dhe plotësoni formularin elektronik; – Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla bën procedurën për trajtimin e kërkesës; – Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditëve nga momenti i dërgimit të aplikimit; – Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit për të dyja rastet

10 ditë

Kostot

Pa pagesë

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania,

Share With:
Translate »
99 Views