Hapi fondacion në kujtim të së ëmës, këngëtarja shqiptare: Kolegët nuk më mbështetën

Këngëtarja Xhesika Polo disa muaj më parë humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.

Së fundmi ajo ka prekur të gjitha zemrat e njerëzve pasi ka vendosur që t’ju vijë në ndihmë grave që po kalojnë të njëjtën sëmundje si nëna e saj.

Këngëtarja ka krijuar fondacionin, Florenca Mema Polo në nder të së ëmës së ndjerë për të mbledhur fonde për vajzat ose gratë që janë prekur nga kanceri i gjirit.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Why Not në Rtv Ora Xhesika kërkoi ndihmë nga të gjithë pasi e vetme nuk mund t’ja dalë. Xhesika gjithashtu tregoi se deri tani nuk ka marrë asnjë ndihmë nga kolegët e saj.

“Ky është një fondacion që e kam patur shumë afër zemrës. Kur ti përjeton vetë këtë luftë që e kalojnë pafund femra në të gjithë botën edhe njerëzit që i qëndrojnë afër bëhen luftëtarë bashkë me ta.

Sigurisht që ti fillon ta mendosh më gjerë jetën dhe del nga ajo kutia jote që ndoshta e përditshmja nuk na lejon. Unë e vetme nuk mund t’ja dal dot. Jam e lumtur që kam marrë shumë oferta dhe shumë njerëz që duan të më ndihmojnë. Nga kolegët nuk kam marrë ndihmë. Por, nuk ka problem pasi bota është më rrota.”– thotë Xhesika.

Share With:
Translate »
457 Views