Harry dhe Meghan hoqën dorë, pallati mbretëror mban mbledhjen urgjente

Harry dhe Meghan vendosën të largohen nga roli mbretërore për të jetuar të pavarur financiarisht në Amerikën e Veriut. Burime të afërta me dyshen treguan se prej kohësh ndiheshin të mënjanuar nga familja mbretërore dhe kjo i shtyu drejt këtij vendimi.

Ditën e djeshme, në pallatin e Buckingham-it është mbajtur një mbledhje urgjente për të diskutuar rreth tërheqjes së tyre. Në mbledhje morën pjesë sekretarët privatë për mbretëreshën, Princi Charles, Princi William,Harry e shumë të tjerë. Meghan nuk ishte e pranishme pasi ajo ka udhëtuar për në Kanada për t’u kujdesur të birin.

Qëllimi kryesor i mbledhjes ishte lehtësimi i krizës dhe gjetja e një marrëveshje të re për Harryn dhe Meghanin.

Burimi: “Nytimes.com”

Share With:
Translate »
511 Views