“Harry Potter” baba për herë të parë!

Daniel Radcliffe po pret një ‘mini Harry Potter’ me partneren e tij Erin Darke.

Aktori i Harry Potter, 33 vjeç dhe Erin, 38, të cilët kanë qenë së bashku për një dekadë, do të bëhen prindër këtë vit.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë një zëdhënës i aktorit.

Dhe një burim pranë çiftit zbuloi: “Danieli dhe Erin nuk mund të ishin më të lumtur se kaq për këtë pritje të ëmbël. Ata janë absolutisht të emocionuar dhe mezi presin të bëhen një familje prej tre anëtarësh.”

Ndërsa një burim tjetër shtoi për The Sun: “Daniel është shumë i emocionuar që do të bëhet baba. Marrëdhënia e tij me Erin është vërtet e veçantë dhe të gjithë mendojnë se do të jenë prindër të mrekullueshëm”.

Daniel është më i famshëm për rolin në “Harry Potter”, ndërsa Erin ka luajtur në “Still Alice”, “The Marvelous Mrs. Maisel” dhe “Good Girls Revolt”.

Çifti jetojnë bashkë në New York, përkundër se e ruajnë marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes së publikut.

Share With:
Translate »
56 Views