HARTA/ Përhapja alarmante e hepatitit tek fëmijët, një viktimë dhe dhjetëra transplante mëlçie deri tani

Përhapja alarmante e hepatitit tek fëmijët mund të jetë shkaktuar nga Covid, duke dobësuar imunitetin, thonë shefat e shëndetësisë pasi dy fëmijë të tjerë kanë nevojë për transplantim të mëlçisë në MB dhe dhjetëra janë të sëmurë

Një shpërthim i menjëhershëm i hepatitit tek fëmijët mund të jetë shkaktuar si pasojë e Covid-19, i cili mund të ketë dobësuar imunitetin. Kështu kanë deklaruar shefat e shëndetësisë angleze teksa zbuluan se dy fëmijë të tjerë britanikë kanë nevojë për transplantim të mëlçisë, ndërsa dhjetëra të tjerë po marrin ndihmë mjekësore.

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thanë se shpërthimi global i rasteve mund të jetë rezultat i masave pandemike që penguan fëmijët në vitet e tyre ‘formuese’ të ekspozohen ndaj infeksioneve të zakonshme.

Në total, 114 raste të ‘hepatitit akut me origjinë të panjohur’ janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar në katër javët e fundit, ndërsa dhjetëra fëmijë të prekur i janë nënshtruar  transplantit të mëlçisë. Rastet e para u zbuluan në Skoci më pak se një muaj më parë, duke nxitur një paralajmërim nga zyrtarët në MB, të cilët thonë se kanë zbuluar në tre muaj aq raste sa priteshin të zbuloheshin për gjatë një viti.

 

 

Shumica e rasteve janë vërejtur tek moshat nën 5 vjeç, të cilët fillimisht kanë shfaqur diarre dhe të vjella, ndërsa më pas kanë shfaqur shenja të zverdhjes së lëkurës dhe syve.

Hetimet mbi shpërthimin e hepatit po vazhdojnë, por zyrtarët besojnë se sëmundja mund të shkaktohet nga një adenovirus, një infeksion viral i cili zakonisht është përgjegjës për nuhatjen dhe ka qenë i lidhur me tre të katërtat e të gjitha rasteve.

Ndërkohë prekja e mëlçisë është vërejtur në 12 vende të ndryshme, përfshirë SHBA, Irlandë dhe Spanjë, ndërsa deri tani është shënuar për fat të keq dhe vdekja e një fëmije.

Në Irlandë deri më tani rezultojnë të infektuar më pak se 5 fëmijë, në Angli 114 raste, në Norvegji 2 raste, në Danimarkë 6 raste, Holanda 4 raste, Rumania 1 rast, SHBA 11 raste, Spanja 13 raste, Franca 2 raste, Italia 4 raste dhe Izraeli 12 raste.

Share With:
Translate »
136 Views