Ledri: U ndamë me Sarën një ditë para se ta merrnim vesh se është shtatzënë

Këngëtari i njohur Ledri Vula ishte i ftuari special në premierën e emisionit të ri të Arbana Osmanit, ku foli hapur për jetën e tij private si rrallëherë më parë. Ledri ndau momente të veçanta nga jeta familjare, përfshirë historinë e paplanifikuar të shtatzënisë së partneres së tij, Sara, dhe emocionet që shoqëruan ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Poem Blu.

Gjatë bisedës, Arbana e pyeti nëse ardhja e vajzës ishte e planifikuar. Ledri tregoi se lajmi i shtatzënisë kishte ardhur papritur, në një kohë delikate për marrëdhënien e tyre.

“E donim, por erdhi pa paralajmërim! Ishim ndarë një ditë para se Sara të më tregonte ekon. Kur më njoftoi, po darkoja me miq dhe kisha pirë pak – mendova se ishte ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: A do ta mbajmë? Ajo ishte shumë e lumtur,” – tregoi Ledri, duke përshkruar momentin e parë kur kuptoi që do të bëhej baba.

Emocionet ishin të dukshme teksa Ledri kujtoi çastin kur mbajti për herë të parë në krahë të voglën Poem.

“Lot gëzimi! Nuk më ndaleshin lotët dhe nuk doja t’i ndalja, ishte momenti më i lumtur i jetës sime,” – tha këngëtari.

Ledri ndau gjithashtu detaje nga jeta e përditshme e Poem, duke treguar se vajza e tyre është përshtatur mirë me jetën mes Tiranës dhe Prishtinës dhe ndjek një kopsht të njëjtë që ndodhet në të dyja qytetet, duke krijuar shoqëri në të dy vendet.

Shtatzania e Sarës, deklarata e Ledrit: Një ditë para se ta merrnim vesh, jemi ndarë

Share With:
Translate »
71 Views