Hemorragjia pas lindjes, tre nga faktorët që ndikojnë në këtë gjendje tek gratë

Hemorragjia pas lindjes (PPH) është gjakderdhja apo humbja e gjakut pas lindjes.Zakonisht, kjo gjendje ndodh menjëherë pas lindjes, por edhe disa ditë apo javë pas lindjes.Shkaku më i zakonshëm i PPH-së është se mitra nuk arrin të tkurret siç duhet pas lindjes.

Ndërsa, PPH-ja është plotësisht e shërueshme, është një gjendje serioze që mund të dërgojë në gjendje shoku apo edhe në pasoja fatale shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.

Çfarë është gjakderdhja pas lindjes?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përcakton hemorragjinë pas lindjes si humbje e më shumë se 500 ml gjak, 24 orë pas lindjes natyrale dhe më shumë se 100 ml gjak pas një lindje cezariane.

Shkaqet e gjakderdhjes pas lindjes

Ndër arsyjet e shpeshta të hemorragjisë pas lindjes janë:

-Atonia e mitrës: Është shkaku më i zakonshëm i PPH-së.Kjo ndodh kur muskujt në mitër nuk shtrëngohen mjaftueshëm pas lindjes për të kontrolluar gjakderdhjen.

-Fragmentet e mbajtura të placentës: Konsiderohet si shkaku i dytë i zakonshëm i PPH-së, i cili ndodh kur placenta mbetet pjesërisht në trup.

-Dëmtimi i mitrës: Është një gjendje më e rrallë kur mitra kthehet brenda pas lindjes.

-Çrregullimet e gjakderdhjes: Këto çrregullime mund ta vendosin gruan në një rrezik më të lartë të PPH-së.

 

Share With:
Translate »
300 Views