Henry Cavill ylli i Superman, baba për herë të parë!
Henry Cavill dhe e dashura e tij Natalie Viscuso janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. “Natalie dhe unë jemi shumë, shumë të emocionuar”, tha Henry, teksa u shpreh se prindërit e tij e frymëzuan atë të bëhej baba.
Vetëm pak javë më parë Cavill dhe Viscuso u panë në Londër, por barku i saj ende nuk ishte aq i dukshëm, kështu që nuk ngriti dyshime se ata ishin në pritje të një fëmije.
Cavill ka folur për atësinë edhe më parë.”Nëse ndonjëherë kam fëmijë një ditë, dua të jem babai që vrapoj pas tyre”, ka thënë ai për Men’s Health UK në vitin 2017.
Lajmi i ëmbël vjen 3 vite pasi Henry dhe Natalie zyrtarizuan romancën e tyre në Instagram. “Jam shumë i lumtur në dashuri dhe në jetë. Do të isha jashtëzakonisht mirënjohës nëse do të ishe i lumtur me mua. Nëse nuk mund të jesh i lumtur me mua, atëherë të paktën përpiqu të jesh krenar dhe të jesh versioni më i mirë i vetes”, shkroi ai asokohe.