Hepatiti akut prek edhe fëmijët në Greqi

Autoritetet greke të shëndetësisë raportuan të enjten tri rastet e para me hepatit akut tek fëmijët, sëmundje e cila shkakton inflamacion në mëlçi.

Në rastet e identifikuara në vendin fqinj të moshës 10 vjeç dhe 14-muajsh kishin dhimbje stomaku dhe të vjella ndërsa një fëmijë tjetër 18 muajsh ishte asimptomatik, por u zbulua pas ekzaminimeve mjekësore.

Prej datës 5 prill, kur OBSH u njoftua për 10 raste të hepatiti akut tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar, studimet për të kuptuar më shumë mbi incidencën e këtij varianti të ri vijojnë. Testet laboratorike të deritanishme kanë treguar se pjesë e sëmundjes është SARS-COV2, por shkaku themelor mbetet ende ipanjohur.

Sëmundja ka prekur fëmijët në Spanjë, Izrael, SHBA, Danimarkë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë. Rastet e raportuara deri më tani janë rreth 300 dhe përfshijnë nga foshnjet një muajshe deri tek fëmijët në moshën 16 vjeç. Sipas OBSH në 17 raste është kryer transplanti mëlçisë dhe të paktën 1 person ka humbur jetën.

Share With:
Translate »
115 Views