HEROIKE! 10-vjeçari futet në pishinë dhe shpëton të ëmën që po mbytej /VIDEO/
Një djalë 10-vjeçar nga Oklahoma shpëtoi nënën e tij pasi ajo pësoi një krizë teksa u lante në pishinë.
Kamera e sigurisë filmoi momentin kur Gavin Keeney u hodh në pishinë për të nxjerrë nga uji nënën e tij që pësoi një krizë.
Gavin e tërhoqi nënën e tij Lori Keeney në shkallët e pishinës, e uli në tokë dhe më pas babai i tij erdhi për ta ndihmuar për ta nxjerrë atë nga pishina.
Lori tha se ky ishte një nga “makthet e saj më të këqija”.
“Gavin sapo kishte dalë nga pishina, ishte në verandë dhe më dëgjoi”, ka shkruar Lori në një postim në Facebook. “U hodh brenda… qeni ynë madje u përpoq të hynte. Ai më ngjiti në shkallë dhe pastaj burri im erdhi në ndihmë.”
Lori pa nga amerat e sigurisë, se videoja ishte “shumë e rëndë” për t’u parë, por ajo u gëzua kur pa Gavinin t’i shpëtonte jetën.
Lori i tha Fox News se kjo nuk është hera e parë që Gavin e ndihmon atë teksa gjendet në situata të rënda ku ka nevojë për ndihmë mjekësore.
View this post on Instagram