Nëna ime pastruese, babai punëtor! Historitë si ajo e Florian Markut që frymëzojnë të dobëtit

Florian Marku sot mban titullin kampion bote, por dikur edhe për të si për çdo shqiptar që ka emigruar kohë më parë ka qenë mjaft e vështirë.

Boksieri që ka ngritur flamurin shqiptar kudo në botë ka rrëfyer ditën e sotme në ceremoninë e dedikuar për të në Kryeministri pas mbrojtjes së titullit kampion në “Air Albania”, se si ka ardhur deri këtu.

Marku tha se kjo arritje ishte një premtim dhënë nënës së tij që ajo të mos detyrohej më të punonte si pastruese, por dhe babait që për të mbajtur familjen ka punuar si punëtor krahu.

Lexoni rrëfimin e plotë të Markut, i cili për më tepër shprehet se nuk e ka hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar dhe mesazhin që ai u jep të rinjve:

Nëna ime pastruese, babai punëtor! Historitë si ajo e Florian

Kam lindur në Lushjë dhe në moshën 7 vjeç kemi ikur në Selanik. Në Lushnjë kam bërë taekwondo, ndërsa në Selanik ia nisa futbolit. Bëra disa vite futboll, por s’isha shumë mirë se isha njeri që doja të luaja për veten më shumë dhe ndërrova sportin, iu futa boksit.

Unë nuk vij nga një familje e pasur. Të dy prindërit e mi kanë punuar punë krahu në Shqipëri. Nëna ime ka punuar edhe pastruese, por kur kam qenë i vogël i kam thënë disa fjalë: Dëgjo moj nënë sa të kalojnë disa vite dhe ti s’ke për të punuar më kurrë sa të jetë djali yt gjallë! Dhe kaluan disa vite dhe shyqyr Zotit ajo nuk ka nevojë të punojë kurrë më!

Ia kam nisur jetës në Greqi, u shpalla shumë herë kampion Greqie. Se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione, në Greqi, në Austri. Në Greqi kemi qenë pa letra.

Më ftuan në Angli, eja se do i kesh të gjitha gati, shtëpi, makinë dhe palestër. Kur arrita në Angli, çdo gjë ishte mashtrim. Shkova e takova promotorë, por askush nuk besonte. Më pas gjeta dikë dhe ia mbusha mendjen.

Nuk e dini se çfarë kam kaluar në jetën time për të arritur këtu ku jam.

Por dashuria e madhe për të arritur këtu ku jam më ka bërë që kurrë të mso dorëzohem. Prandaj edhe mesazhi im për të gjithë të rinjtë është: Kurrë mos u dorëzoni

Kryeministri Edi Rama e nderoi sot sportistin me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike.

Nëna ime pastruese, babai punëtor! Historitë si ajo e Florian

Share With:
Translate »
107 Views