Histori suksesi/ 6-vjeçari fiton “luftën” me leuçeminë

Është vetëm 6-vjeçar, por sfidat për të kanë qënë shumë të forta.

John Oliver Zipay u diagnostikua me leuçemi në vitin 2016, por “luftëtari” nga Newbury në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjeti forcën për të triumfuar. Ai u përball me një udhëtim të gjatë, deri në seancën e tij të fundit, duke e hedhur pas krahëve sëmundjen e rëndë.

Pas kthimit në klasë, në shkollën katolike Shën Helen në vendin e Ohio, John Oliver u përshëndet si një hero i vërtetë nga shokët e tij të klasës me shumë duartrokitje dhe ovacion në këmbë.

Disa ditë më parë mjekët konfirmuan lajmin e shkëlqyeshëm të zhdukjes së sëmundjes dhe djaloshi mund të thuhet se është shëruar përfundimisht. Siç raporton shtypi lokal, në vitin 2016 fëmija u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike, një kancer i rrallë i gjakut që buron nga limfocitet.

Trajtimi dhe kimiotika e kanë shastisur shumë vogëlushin, i cili për periudha të gjata mungonte në shkollë dhe u detyrua të qëndronte larg miqve të tij.

Megjithatë, John Olivero vazhdoi të studionte me ndihmën e mësuesve që e kanë ndjekur gjithmonë atë edhe nga distanca. Pas kësaj periudhe të gjatë trajtimi, djali më në fund u kthye në shkollë dhe mirëpritja që mori ishte ajo e një heroi të vërtetë.

Share With:



200 Views