Historia e 12 vjeçares nga Kosova, shet pikturat e saj për të ndihmuar nënën dhe motrën e vogël

Quhet Renea Morina, është veçse 12 vjeçe… por edhe pse kaq e vogël në moshë, kjo vajzë nga Kosova ndihmon financiarisht nënën e saj, e cila e vetme rrit dy vajza. Renea është mjaft e talentuar në vizatim e pikturë, një talent të cilin ajo tregon se e zbuloi dhe ndoqi që në fëmijërinë e hershme.

Në një intervistë për abc-në, Renea tregon se halla e saj nisi t’ja fotografojë vizatimet qëkur ajo ishte 2 vjeçe, ndërsa tezja e saj e shtyu që ta ndjekë talentin dhe pasionin për pikturën.

“Ngjyrat më kanë pëlqyer gjithmonë, nisa të vizatoj gjërat që më pëlqenin. Në moshën dy vjecare, vizatova një peshkaqen. Halla ime nisi të mi fotografojë më pas të gjithë vizatimet që unë bëja, duke shkruar datën, ditën, moshën.”-tregon vajza.

Prej disa kohësh Renea ka nisur që portretet dhe punët e saj t’i shesë kundrejt pagesës, për t’i ardhur në ndihmë nënës. E së fundmi veç portreteve, 12 vjeçarja e cila ndjek shkollën e muzikës, ka nisur të vizatojë xhamat e bisneseve që kërkojnë të zbukurojnë vitrinat për festat e fundvitit.

“Zakonisht kur bëj portrete, njërëzit më japin foton dhe unë i vizatoj. Kur vi në shtëpi nga shkolla, ndodh që jam e lodhur, ndodh që e filloj vizatimin dhe nuk dihet kur e përfundoj.  Drejt pikturave më ka shtyrë tezja, kishte këtë idenë. I tha mamit sikur unë të vizatoja xhamat (nëpër bare restorante, biznese). Unë i thashë mamit që dua të punoj. Bëmë një postim në rrjetin social dhe që prej atëherë pati shumë kërkesa. Ideja për të ndihmuar nënën ka qenë e imja, gjithmonë kam dashur ta ndihmoj. Ndodhi që unë po punoj, po paguhem për diçka që kam qejf ta bëj dhe jam shumë falenderuse që mund ta bëj këtë punë e të mund të ndihmoj nënën me këtë punë.”-rrëfen Renea.

Share With:
Translate »
81 Views