“Lumë” kritikash ndaj Georgina-s, u bën vajzave të saj dhurata per Krishtlinje me vlerë më shumë se 1.700 euro…
Santa Claus tashmë ka vizituar shtëpitë e gjysmës së botës. Edhe pse te disa më bujar se në të tjerët. Si për shembull në atë të Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez-it, të cilët, duke parë fotot që kanë ndarë nga pema e Krishtlindjes, duhet të kenë qenë shumë, shumë të mira.
E vajzat e tyre edhe më shumë sepse, edhe pse më e madhja prej tyre është gjashtë vjeç, ka marrë një dhuratë mbi 1.700 euro! Ky është një nga modelet e reja të çantave të markës ‘Louis Vuitton’.
View this post on Instagram
‘Neverfull’ mitik, por në një mini përmasë që vlerësohet as më shumë e as më pak se 1.750 euro, siç mund të shihet në faqen e saj zyrtare.
“Princesha me fat”, është mburrur vetë Georgina përmes ‘stories’ në Instagram së bashku me këtë foto, në të cilën shihet se vogëlushet nuk kanë marrë vetëm këtë dhuratë, por edhe një numër të madh lodrash.
Dhe sigurisht, siç pritej, kritikat kanë rënë sërish mbi çiftin. E të kujtojmë se tre vajzat e saj janë përkatësisht gjashtë vjeç e gjysmë, ndaj mbajtja e një çantë me këto çmime nuk duket më e përshtatshme.