Historia e 6 vjeçares që u nxor gjallë nga rrënojat. Raketa izraelite i vrau nënën dhe vëllezërit

6 vjeçarja Suzy Eshkuntana u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj, të shkatërruar nga një sulm izraelit në Gaza. Nga shpërthimi i raketës ajo humbi nënën e saj dhe katër vëllezërit e motrat dhe në fund u bashkua me babain e saj, të vetmin të mbijetuar nga familja, i cili ishte shtruar në spital me plagë të rënda nga sulmi.

Foto/ Historia e 6 vjeçares që u nxor gjallë nga rrënojat.

Foto/ Historia e 6 vjeçares që u nxor gjallë nga rrënojat.

Suzy qëndroi e bllokuar për mbi 7 orë nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit nuk u dorëzuan deri sa e nxorrën të gjallë.

Foto/ Historia e 6 vjeçares që u nxor gjallë nga rrënojat.

Fotot dhe videot e postuara në mediat ndërkombëtare tregojnë momentin e shpëtimit të saj ndërsa citojnë edhe fjalët prekëse të babait, të cilit ia sollën vajzën pranë pas disa orësh të ndarë: ‘Më fal, bija ime. Ti më thërrisje që të vija tek ti, por unë nuk mundesha’.

Foto/ Historia e 6 vjeçares që u nxor gjallë nga rrënojat.

Foto/ Historia e 6 vjeçares që u nxor gjallë nga rrënojat.

Foto/ Historia e 6 vjeçares që u nxor gjallë nga rrënojat.

Shtëpia e familjes palestineze u godit nga sulmet ajrore izraelite mëngjesin e sotëm në Gaza. Zyrtarët shëndetësore të Gazës thonë se në një ditë janë vrarë 42 persona, përfshirë 10 fëmijë. Numri i të vdekurve vetëm në Gaza ka shkuar në 192.

Share With:
Translate »
372 Views