Historia e dhimbshme e Elsonës: Flinim jashtë, mami na mbulonte me gjethe

Elsona, e cila ka ardhur në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” për t’i dhënë një mesazh së ëmës, tregon edhe historinë e dhimbshme të familjes së tyre. Kur ishin ende të vegjël, për shkak të dhunës nga babai, i cili ishte i alkoolizuar, e ëma trembej dhe i merrte fëmijët në ara për të fjetur jashtë.

Ardit Gjebrea: Si e përjetonit ju momentet e kthimit të babait në shtëpi?

Elsona: Ne në fakt e përjetonim keq se qanim shumë që vinte ai, por mami im kur e merrte vesh që babi do të vinte na merrte dhe iknim të flinim përjashta, na mbante jashtë.

Ardit Gjebrea: Po ku përjashtë?

Elsona: Në Shkodër kemi qenë në një fshat ne dhe ka pasur fusha misri e na merrte na fshihte, në pemë, në mal, ajo kishte shumë frikë.

Ardit Gjebrea: Po si flinit, e kalonit natën në fushat e misrit, në bar?

Elsona: Po, e kalonim natën jashtë.

Ardit Gjebrea: Gjatë verës shpresoj, apo edhe në dimër?

Elsona: Jo, edhe në dimër, që ka qenë shumë ftohtë.

Ardit Gjebrea: Po si ia bënit, të flesh natën jashtë në dimër?

Elsona: Na mbulonte mami, me gjethe.

E ëma kthehej në shtëpi rreth orës 4-5 të mëngjesit për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte ende në djep, e më pas merrte fëmijët e tjerë./tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – I rriti i vetem, i jep bekimin djalit (7 Nentor 2021).

Sot në “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, ishte Enveri, një zotëri i cili ftoi djalin e tij për t’i dhënë një mesazh mjaft të vyer. Enveri u divorcua nga e shoqja kur djemtë e tyre ishin ende fëmijë. Për të mos i rritur vëllezërit të ndarë dhe nga gjendja jo e mirë ekonomike e së shoqes, ai i mbajti të dy fëmijët.

Me shumë sakrifica e me dashurinë e të shumtëve, djemtë u rritën ashtu siç Enveri kishte dëshirë që ata të bëheshin njerëz punëtorë dhe të respektuar. Mesazhi sot ishte për djalin e dytë, i cili sapo është celebruar dhe do të largohet së shpejti për në Norvegji. Bashkë me djalin, Enveri i drejtoi ftesë edhe nuses, Kristinës pasi ajo tashmë është pjesë e familjes.

Enveri: Unë i thirra këtu sot për t’i dhënë në fillim fare një bekim, që këta të trashëgohen, të jenë të lumtur kudo që të shkojnë. Dua t’ju them dhe një këshillë, të respektojnë njëri – tjetrin, si Martini Kristinën dhe Kristina Martinin, sa të jenë gjallë. Të kenë mundësi të punojnë me nder. Unë dua që këta të jenë të lumtur bashkë me familjen që do krijojnë. Unë thashë, jam vërtet në gjendje të mirë shëndetësore. Mua mos ma kini merakun.

Ardit Gjebrea: Kur thua në gjendje të mirë shëndetësore, mos të ka shkuar mendja të krijosh dhe ti ndonjë familje?

Enveri: Po edhe ku i dihet.

Ardit Gjebrea: Do ia prezantosh tani Martinit se kjo ishte surpriza?

Enveri: Jo, s’kam akoma. Po e gjeta, pa miratimin e Martinit jo njëherë.

Ardit Gjebrea: Martin, babi ta dha bekimin, ti do ia japësh?

Martini: Po babai e ka parë dritën e diellit përpara meje kështu që…

Enveri: Do më vijë keq më shumë për Kristinën, pak kohë ka ndenjur me ne por është përshtatur shumë. Unë do t’i uroj rrugë të mbarë, edhe bashkim sa më shpejt me Martinin.

Ardit Gjebrea: Si do ia bësh tani që do të ikë Martini?

Enveri: Nuk e di. E di që lot do më dalin por janë lot gëzimi.

Ardit Gjebrea: Martin, cili është meraku yt për babin?

Martini: S’do jetë kurrë vetëm. 3 muaj këtu, 3 muaj atje do ta gjejmë një zgjidhje. Do e marrim dhe babin andej./tvklan.al

 

Share With:
Translate »
152 Views