Historia e dhimbshme e ‘Zejnepit’ në jetën reale: Kishim frikë nga babai
Aktorja e njohur turke, të cilën në fundjavë e shohim në TV Klan me serialin “Shtëpia ime, fati im” në rolin e Zejnepit, ka treguar në një intervistë se fëmijëria e saj nuk ka qenë dhe aq e bukur.
Demet është rritur në Izmit me prindërit, motrën dhe vëllain e saj. Aktorja ka treguar se ka përjetuar dhunë në familje dhe se babai i saj ishte aq i rreptë sa të gjithë e kishin frikë.
“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”, ka rrëfyer aktorja.