Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sërish nesër! A do ketë shtrëngim masash?

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sërish ditën e nesërme për të shqyrtuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Komiteti u mblodh vetëm dy ditë më parë, ku dhe vendosi që të mbeten në fuqi masat që ishin aktuale, pra që nga ora 20:00 të mos ketë lëvizje, si dhe të mbyllen baret dhe restorantet.

Vendimi i tyre nuk u prit mirë nga shumë ekspertë, politikanë, pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me Covid-19. Por ishte dhe Silva Bino, anëtare e Komunitetit Teksnik, që një ditë pas mbledhjes tha se situata nga pandemia, në vendin tonë është kritike dhe se ditën e hënë do të vendosen masa të tjera kufizuese.

Nuk dihet se çfarë masash do të vendosen ditën e nesërme ndërkohë që gjatë 24 orëve në vendin tonë u regjistruan 952 raste të reja dhe 21 viktima. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar 107,167 persona ndërkohë që kanë humbur jetën 1,796 të tjerë.

Share With:
Translate »
264 Views