Historia e vajzës nga Ukraina që u rrit me qentë që në moshën 3-vjeçare

Oxana Malaya është një grua nga Ukraina, e njohur ndërkombëtarisht për sjelljen e saj, e cila imiton atë të një qeni. Malaya ka qenë objekt i dokumentarëve dhe intervistave dhe historia e saj është një tregues se edukimi luan një rol më të madh se natyra. Kur ishte vetëm 3 vjeç, prindërit e saj alkoolikë e neglizhuan dhe e lanë jashtë një natë.

Instinktivisht, ajo shkoi drejt gjësë më të afërt që mund t’i siguronte ngrohtësi dhe strehë, qentë. Ajo qëndroi me qentë, duke ngrënë gjithçka që kishte mbetur. Dalëngadalë, Oxana u bë pjesëtare e tufës dhe u bë gjithnjë e më pak njerëzore dhe vetëm 5 vjet më vonë një fqinj lajmëroi policinë se një vajzë e vogël po rritej nga qentë.

Në momentin që u shpëtua, ai kishte humbur çdo aftësi për të folur dhe vraponte si një qen. Pasi u shpëtua, u dërgua në një jetimore ku e mësuan të ecte drejt, të hante me duar dhe të komunikonte me qeniet e tjera njerëzore. Më vonë, ajo shkoi të jetonte në një shtëpi për personat me aftësi të kufizuara.

/abcnews.al

Share With:
Translate »
16 Views