Historia që tronditi Italinë këtë fillim viti. Vrau djalin 7 vjeç dhe tentoi të vriste gruan se i kërkoi divorcin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e parë të vitit në Itali. Davide Paitoni 40 vjeç vrau ditën e shtunë djalin e tij 7 vjeç dhe ia fshehu trupin në dollap. Më pas tentoi të vriste edhe gruan, e cila i kishte kërkuar divorcin.
Sipas mediave italiane, Paitoni tashmë i arrestuar, kishte nisur të ushtronte dhunë në familje që prej 2019-ës. Për këtë shkak gruaja kishte kërkuar të ndaheshin.

Procesi i divorcit kishte nisur, por ishte diçka që ai nuk e kishte pranuar.