Koronavirusi nuk ndalet as në 2022! Një variant i ri identifikohet në Francë

Një tjetër variant i koronavirusit është zbuluar në Francë, sipas shkencëtarëve.

12 raste janë identifikuar me një variant të ri të panjohur pranë Marsejës.
Pacienti zero lidhet me një udhëtim në Kamerun. Por ka pak shenja që po e tejkalon variantin dominues Omicron, i cili tani përbën më shumë se 60 për qind të rasteve në Francë.

Varianti u zbulua nga akademikë me bazë në IHU Mediterranee Infection në muajin dhjetor, por që atëherë nuk është përhapur me shpejtësi.

Ai ende nuk është vërejtur në vende të tjera ose nuk është cilësuar si një variant nën hetim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Varianti është quajtur parapraktikisht B.1.640.2 dhe zbulimi i tij u njoftua në një letër të postuar në medRxiv.

Ekspertët franceze identifikuan 46 mutacione në variant dhe thonë se prejardhja është gjenetikisht e ndryshme nga B.1.640, i cila mendohet të jetë shfaqur në Republikën Demokratike të Kongos në shtator.

Sipas studimeve paraprake, ekspertët francezë thonë se varianti mbart mutacionin E484K që mendohet se e bën atë më rezistent ndaj vaksinave.

Ai gjithashtu ka mutacionin N501Y, i shfaqur parë për herë të parë në variantin Alpha që ekspertët besojnë se mund ta bëjë atë më të transmetueshëm.

Kujtojmë se Evropa i tejkaloi 100 milionë raste.

/ Daily Mail

 

Share With:
Translate »
23 Views