Historia tragjike e patreguar e nënës së Meghan Markle

Doria Ragland jeton në një shtëpi jo shumë larg rezidencës familjare të Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito. Vjehrra e Dukës së Sussex dhe gjyshja e Archie dhe Lillibet trashëgoi shtëpinë nga babai i saj kur ai ndërroi jetë. Rezidenca e 66-vjeçares është në Los Angeles dhe në zonën View Park-Windsor Hills. Është një shtëpi që me siguri do t’i kujtojë të atin, të cilin pakkush e di se si u nda nga jeta.

Historia tragjike e vjehrrës së Princit Harry, Doria Ragland, lidhet me shtëpinë ku ajo jeton

Babai i saj vdiq në oborrin e shtëpisë në vitin 2011, kur zinxhiri i qenit të tij iu mbështoll rreth këmbëve, duke e bërë atë të rrëzohej dhe të godiste kokën për vdekje. Megan ishte informuar për aksidentin tragjik ndërsa ishte në Toronto dhe në xhirimet e “Suits”.

Ndonëse nuk janë publikuar asnjë foto nga ambienti i brendshëm i shtëpisë, mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar si “të përulur”, ka një çati me tjegulla dhe dy palma të mëdha e zbukurojnë nga jashtë. Mund të duket shumë e thjeshtë në pamje të parë, por sipas informacioneve bëhet fjalë për një pronë, vlera e së cilës arrin gati 800 mijë euro. Rezidenca ka dy dhoma gjumi dhe dy tualete ku Doria gëzon privatësinë e saj.

Share With:
Translate »
63 Views