“Historinë e kombit tuaj ma ka treguar gjyshja”, Tolgahan ka një mesazh në shqip për ne!

Dy ditë më parë, aktorët e njohur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman mbërritën në Kosovë, së bashku me të voglin e tyre, Efehan-in.

Siç u mësua më herët, arsyeja e kësaj vizite ishte bisedimi për disa projekte të mundshme filmike që mund të realizohen mes Kosovës dhe Turqisë.

Tolgahan nuk e ka përjashtuar mundësinë që të aktrojë vetë në ndonjë film shqiptaro-turk në një të ardhme të afërt.

Sot, aktori turk është nderuar me çmimin “Ambasador i kulturës” nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi.

Pas këtij nderimi, bashkëshorti i Almedës ka bërë një falenderim special në shqip, duke përmendur faktin se më herët kishte dëgjuar për kombin tonë nga gjyshja e tij.

“Komb historine e te cilit e kam degjuar qe ne femijeri nga gjyshja ime e ndjere, me pas per fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jeten me nje vajze te ketij kombi, njerez mikeprites, me gjak te ngrohte dhe te beses.
Faleminderit shqiptare qe u bete pjese e pandare e jetes time, faleminderit qe me mireprisni. Do jem gjithmone i gatshem te jap kontributin tim ne krah jush per te miren e te gjitheve.
Perfitoj te falenderoj pafundesisht Ministrin e Kultures Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithe Kosoven qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kultures” ndermjet dy kombeve.”- shkruan aktori në postim.

View this post on Instagram

Komb historine e te cilit e kam degjuar qe ne femijeri nga gjyshja ime e ndjere, me pas per fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jeten me nje vajze te ketij kombi, njerez mikeprites, me gjak te ngrohte dhe te beses. Faleminderit shqiptare qe u bete pjese e pandare e jetes time, faleminderit qe me mireprisni. Do jem gjithmone i gatshem te jap kontributin tim ne krah jush per te miren e te gjitheve. Perfitoj te falenderoj pafundesisht Ministrin e Kultures Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithe Kosoven qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kultures” ndermjet dy kombeve.🇹🇷🇦🇱🇽🇰 Samimi daveti ile beni iki ülke arasında ‘Kültür Elçisi’ olarak bu değerli göreve layık gören Kosova Kültür Gençlik ve Spor Bakanı Sn. Kuytim Gaşi‘ye ve tüm Kosovalılar’a sonsuz teşekkürler.🇹🇷🇽🇰

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Share With:
Translate »
435 Views