Hodhi foshnjën në lumë, 33-vjeçarja në Shkodër dënohet me 22 vite burgim

Orjana Gremi, nëna 33-vjeçare e cila një vit më parë hodhi foshnjën e saj të porsalindur në lumin Kir është dënuar me 22 vite burgim nga Gjykata e Shkodrës.

Në seancën e zhvilluar dje, Gjykata e Shkodrës vendosi që të deklarojë fajtore Orjana Gremin dhe ta dënojë me 22 vite burgim nën akuzën e “vrasjes së miturit”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 7 janar të vitit 2023 ku Orjana Gremi hodhi në lumin Kir foshnjën e saj që e lindi në datën 30 dhjetor 2022. Në deklaratat e saj të para përpara togave të zeza Orjana Gremi ka thënë: “Fëmijën e hodha në lumë, nuk kisha mundësi ta mbaja”.

Foshnja i seksit mashkull, u regjistrua në spitalin e Shkodrës pa atësi dhe nëna e tij para kryerjes së krimit kishte kryer edhe procedurat për përfitimin e bonusit të lindjes. Gruaja kishte  paralajmëruar  mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante.

Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar  ajo doli nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ndërmori aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi kreu krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë.

Hodhi foshnjën në lumë, 33-vjeçarja në Shkodër dënohet me 22 vite burgim

Share With:
Translate »
140 Views